Vdes i aksidentuari në deponinë e mbeturinave në GjilanZëdhënësi Ismet Hashani

Vdes i aksidentuari në deponinë e mbeturinave në Gjilan

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ka ndërruar jetë qytetari E.I. (1993), që ishte aksidentuar, ditë më parë, në deponinë e mbeturinave në Gjilan.

Policia këtë informacion e ka marrë nga QKUK, ku i aksidentuari, tani më i ndjerë, ishte duke marr tretmanin mjekësor.

Zëdhënësi Hashani, duke iu referuar rastit, ka sqaruar edhe njëherë se Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan ishte njoftuar nga ana e Operatives Rajonale për një raste “lëndim i rëndë “ në deponinë e mbeturinave në Gjilan, ku sipas tij, njësitet e hetimeve rajonale me urgjencë kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para ishte mësuar se i dyshuari, punëtor në Deponi të mbeturinave, ka treguar se në mënyrë aksidentale, pa qëllim, e kishte lënduar viktimën.

I dyshimti deri sa ishte duke punuar me ekskavator, kishte deklaruar se duke lëvizë mbrapa e ka goditur viktimën E.I. (1993), viktima besohet se ndodhej aty për të mbledhë hekura dhe gjësende tjera me qëllim të shitjes së tyre.

Vozitësi i ekskavator bashkë me disa persona të tjerë e kishin dërguar të lënduarin në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe më pastaj, për shkak të natyrës së plagëve, i njëjti ishte dërguar për tretmanë në QKUK në Prishtinë.

“Edhe përkundër përpjekjeve të pareshtura të mjekëve, më 05 korrik 2017, jemi njoftuar nga QKUK-ja se personi i lënduar ka ndërrua jetë, si pasojë e plagëve të marra në ditën kritike nga mjeti punues”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, prokurori përgjegjës është njoftuar dhe i njëjti ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në DML-Prishtinë për t’iu kryer autopsia me qëllim të konstatimit të shkakut të vdekjes.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale këtu në Gjilan.

KOMENTE