“Vatra” takon banorët e Pribocit

“Vatra” takon banorët e Pribocit

“Vatra” takon banorët e Pribocit. Arsim Krasniqi nga Lëvizja Qytetre”Vatra”e hapi takimin, me ç’rast falënderoi banorët e Pribocit të pranishëm për pjesëmarrrje në takim.

Ai shtoi se, Lëvizja “Vatra” është një subjekt i cili e ka pasuruar skenën politike në Gjilan. Qytetarët e Gjilanit e në vecanti banorët e dëbuar nga Kosova Lindore kanë edhe një mundësi më shumë të ofrimit të përkrahjës për Lëvizjën “Vatra”

Pastaj fjalën e mori kryetari Kushtrim Kadriu, i cili ndër të tjera tha se subjekti ynë politik duke qenë pjesë e qeverisjes lokale, do të bëjmë ndryshime pozitive.

Ai gjithashtu paraqiti edhe shumë probleme me të cilat ballafaqohen banorë e dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në republikë të Kosovës.

Ndërsa Mefail Junuzi tha se në të ardhmen, ne si pjesë e Asamblesë Komunale të Gjilanit, do të qeverisim drejtë e ndershëm, ku menaxhimin e drejtorive do të bëjmë vetëm duke u bazuar në drejtësi.

Fikri Mehmeti, anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Vatra”, shprehu bindjen se jemi para një rasti shumë të volitshëm, ku subjekti ynë do të jetë subjekt serioz në garën e nëntorit 2017, dhe që prej themelimit si shoqatë e posaçërisht që kur jemi shndërruar në subjekt politik jemi rritur e bërë shumë në numër dhe besojmë shumë që në të ardhmen do të jemi një forcë politike përcaktuese në Gjilan.

Qytetarët që ishin mbledhur shprehën ngecjet në procesin e mos njohjes së të drejtave elemetare qytetarëve të dëbuar nga Bujanoci,Presheva,Medvegja që jetojnë në Kosovë.

KOMENTE