UNICEF: Gratë dhe fëmijët refugjatë, objekt dhune

UNICEF: Gratë dhe fëmijët refugjatë, objekt dhune

Në një raport të fundit të UNICEF-it thuhet se mijëra gra dhe fëmijë që rrezikuan jetën duke kaluar detin e Mesdheut, nga Afrika e Veriut për në Itali, për t`i shpëtuar luftës dhe varfërisë, janë bërë objekt dhune, shfrytëzimi seksual dhe forma të tjera të abuzimit.

Agjensia hetoi kushtet në qendrat refugjatëve që menaxhohen nga qeveria në Libi, që raporti i përshkruan në gjendje të mjerueshme ku njerëzit janë mbajtur për muaj të tërë, pa procedurat e duhura të trajtimit të secilit rast.

Koordinatori i posaçëm i UNICEF-it për krizën e refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë, Afshan Khan, thotë se emigrantët janë shpesh në duart e kontrabandistëve, që i trajtojnë thjesht si mall.

UNICEF-i raporton se fëmijë jo më shumë se 12 vjeç nga Somalia, Etiopia, Nigeria, Nigeri, Eritrea dhe Gambia udhëtojnë vetëm nëpër shkretëtirë në përpjekje për t’u larguar përmes Mesdheut. Shumë prej tyre vdesin gjatë rrugës nga Afrika e Veriut në Evropë. Vitin e kaluar më shumë se 4500 persona u zhdukën duke kaluar Detit Mesdhe nga Libia për në Itali, përfshirë të paktën 700 fëmijë./VOA/

KOMENTE