Tribunë Shkencore me temë: “Nuhi Berisha-Jeta dhe veprimtaria atdhetare në Lëvizjen ilegale shqiptare në Kosovë (1961 – 1984)”

Tribunë Shkencore me temë: “Nuhi Berisha-Jeta dhe veprimtaria atdhetare në Lëvizjen ilegale shqiptare në Kosovë (1961 – 1984)”

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjilan, për nderë të 56 vjetorit të lindjes së heroit të kombit, Nuhi Berisha, do të organizojë Tribunë Shkencore me temë: “Nuhi Berisha – Jeta dhe veprimtaria atdhetare në Lëvizjen ilegale shqiptare në Kosovë (1961 – 1984)”.

Në këtë Tribunë Shkencore, e cila do t’i zhvillojë punimet më 30 shtator 2017, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, nga ora 12:00, do të paraqiten me kumtesa 6 historianë e studiues nga Kosova.

NUHI BERISHA

Në paraqitjet e tyre do të trajtohet figura e Nuhi Berishës nga gjenealogjia e familjes, orët e para të veprimtarisë së tij, organizimi dhe pejsëmarrja në demonstrata e organizata atdhetare ilegale e deri në betejën e tij dhe të Rexhep Malës me forcat policore serbe në janar të vitit 1984 në Prishtinë.

Tribuna Shkencore do t’i zhvillojë punimet në një seancë. Organizimi i kësaj Tribune bëhet nën kujdesin e shoqatës së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan.

Nuhi Berisha u lind më 3 tetor 1961 në Svircë të Kamenicës. Ishte veprimtar i Lëvizjes ilegale në Kosovë në vitet e 70-ta dhe 80-ta të shekullit XX.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Gjilan, ndërsa Fakultetin Juridik dhe të Kulturës Fizike i vijoi në Prishtinë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyshëm.

Nuhi Berisha kishte vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit serb që prej kohës sa vijonte mësimet në bankat e shkollës së mesme. U përfshi në veprimtarinë politike kombëtare të drejtuar nga Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës.

Ndërsa si student, me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkveprimtarëve të tjerë, formuan Komitetin e Studentëve në kuadër të Grupit Revulucionar, i cili do t’i shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për Lëvizën e pranverës studentore të vitit 1981.

Mori pjesë aktivisht në demonstratat studentore dhe rinisë shkollore në vitin 1981. Ishte edhe poet e publicist. Ai mbajti shënime për ecurinë e demonstratave nga 26 marsi deri më 2 prill të vitit 1981.

Po ashtu mori pjesë në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, që u formua në vitin 1982.

Për shkak të veprimtarisë atdhetare hetohet nga UDB-ja dhe vazhdon të jetë tërë kohën nën përcjellen e saj. Kështu, Nuhi Berisha nga tetori i vitit 1982 detyrohet të kaloj në ilegalitet të thellë.

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të Lëvizjes Çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi.

Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala në mesnatën e 11 e 12 janarit të vitit 1984 ranë heroikisht gjatë përleshjes së armatosur me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

KOMENTE