Thaçi uron Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit

Thaçi uron Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka uruar Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi

Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.
Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë. HTH

KOMENTE