Thaçi: Shtyrja e vendimit për lirimin e Ramushit është padrejtësi në shumë rrafshe

Thaçi: Shtyrja e vendimit për lirimin e Ramushit është padrejtësi në shumë rrafshe

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në profilin e itj në facebook se organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare….

Ja postimi i tij i plotë:

Shtyrja e vendimit për lirimin e Ramushit është padrejtësi në shumë rrafshe.
E para, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë.
E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe.

Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare.

Drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin. Ai e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij. HTH

KOMENTE