Thaçi: Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë

Thaçi: Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në profilin e tij në facebook se zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti.

Ja postimi i tij i plotë:

Zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti.

Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit.

Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj.

Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë.

Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta. HTH

KOMENTE