Thaçi kërkon prezencë më të madhe të BE-së në rajon

Thaçi kërkon prezencë më të madhe të BE-së në rajon

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur se në Dubrovnik takoi edhe përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me këtë rast ka kërkuar një prezencë më të madhe të BE-së në rajon, një qartësi dhe një perspektivë më të sigurt për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi

Në Dubrovnik takova edhe përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Kërkova një prezencë më të madhe të BE-së në rajon, një qartësi dhe një perspektivë më të sigurt për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

BE-ja është korniza e vetme për modernizmin e shoqërive tona, për demokratizimin e shteteve dhe për garantimin e zhvillimit ekonomik. HTH

KOMENTE