Thaçi: Dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse

Thaçi: Dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka thënë se dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse, sepse përfaqëson ditën kur ngadhënjeu aspirata për liri e barazi dhe ëndrra për një botë të re, ku secili gëzon lirinë e mendimit, të shprehurit, të kërkimit të prosperitetit dhe të lumturisë në një ekonomi të lirë dhe shoqëri liberale.

Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi

Dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse, sepse përfaqëson ditën kur ngadhënjeu aspirata për liri e barazi dhe ëndrra për një botë të re, ku secili gëzon lirinë e mendimit, të shprehurit, të kërkimit të prosperitetit dhe të lumturisë në një ekonomi të lirë dhe shoqëri liberale. Kjo aspiratë na bashkon me SHBA-në sot, nesër dhe përgjithmonë. Por, edhe na obligon që t’i mbrojmë dhe promovojmë këto vlera, kudo e kurdo, në shtëpitë dhe shoqërinë tonë, duke i bërë themele të Kosovës që duam ne. Gëzuar popullit mik amerikan Ditën e Pavarësisë. HTH

KOMENTE