Thaçi: Bajram Rexhepi, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë e tijHashim Thaçi

Thaçi: Bajram Rexhepi, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë e tij

“Me dhembjen më të madhe e pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, kolegut tim, Bajram Rexhepit, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë e tij”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Ja postim i tij i plotë:

Me dhembjen më të madhe e pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, kolegut tim, Bajram Rexhepit, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë e tij.

Maturia, durimi, por edhe guximi për të vepruar kur duhej , ishin shembull për të gjithë kolegët e tij.
Sinqeriteti, afërsia dhe respekti i tij ishin shembull për të gjithë miqtë e tij. Të gjithëve do të na mungojë si mik, si koleg, si shembull.

Me mendjet dhe me zemrat tona jemi me familjen e Bajramit, duke i shprehur ngushëllimet më të thella e duke i uruar forcë e durim, por edhe krenari në këto ditë të vështira. HTH

Bajram Rexhepi

KOMENTE