Tërmete të reja në Ohër, dy me fuqi prej 3,3 ballëve sipas Rihterit

Tërmete të reja në Ohër, dy me fuqi prej 3,3 ballëve sipas Rihterit

Më shumë tërmete, epiqendrat e të cilave vijnë nga rajoni epiqendror i Ohrit janë regjistruar natën e kaluar. Një pjesë prej tyre janë ndjerë në Ohër dhe rrethinë.

Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup kumtoi se dy tërmete me magnitudë prej 3,3 ballëve sipas Rihterit janë regjistruar në orën 04:37 dhe në orën 04:39.

Paraprakisht, në orën 04:16 ka pasur tërmet me fuqi prej 2,7 ballëve dhe në orën 02:12 me magnitudë prej 2,8 ballëve sipas Rihterit.

Prej më 18 qershor deri më tani në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.200 tërmete

BURIMI: TetovaSot

KOMENTE