Të ngritët vlera e bursave për nxënësit dhe studentët e suksesshëm

Të ngritët vlera e bursave për nxënësit dhe studentët e suksesshëm

Bursa komunale aktuale prej 300 eurove nuk i mjafton asnjë nxënësi a studenti për shpenzime elementare, duke pasur parasysh se nxënësit dhe studentët angazhohen me shumë aktivitete në mësim, hulumtim e studim.

Fikri Mehmeti

Nxënësit dhe studentët e dalluar kanë nevojë për një ngritje të shumës së bursave që ndahet nga komuna.

Përveç kësaj, komuna duhet të krijon kritere të cilat do të ja mundësojnë fitimin e bursës nxënësve dhe studentëve meritorë, dhe të mos ketë hapësirë për keqpërdorim.

Duhet të ofrohen edhe benefite tjera për ti stimuluar nxënësit dhe studentët për punë, vullnetarizëm dhe studim. Studentët që kanë notë mesatare mbi 9.0 të favorizohen për vend pune në institucione.

Duhet të ekzistojnë metoda dhe mjete përmes së cilave do të vlerësohet drejtë angazhimi dhe suksesi i studentëve, duke pasur një stimulim direkt nga komuna e cila në vendet e lira për punësim, favorizon studentët të cilët kanë notë mesatare mbi 9.0.

Kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për studentët, duke pas parasysh se zakonisht bursat universitare I fitojnë vetëm studentët që kanë notë mesatare mbi 9.5. Kjo politikë e komunës do të stimulonte studentët për angazhim më të madh dhe do të ngrisë shpresat se ky vend mendon për të ardhmen e tyre.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE