Takimi i kryetarit të komunës me qytetarët, të transmetohet live

Takimi i kryetarit të komunës me qytetarët, të transmetohet live

Që nga marrja e mandatit të kryetarit, Lutfi Haziri është thirrur në transparence dhe llogaridhënie me qytetarët. Kështu duke u arsyetuar se po mban takime publike të marteve me qytetarët.

Fikri Mehmeti

Edhe pse kemi prit 5 javë rend për një takim të tillë, e disa kolegë/e gjithëashtu kanë prit por nuk kanë pasur mundësinë të takohen me kryetarin, duke u arsyetuar administrata se kryetari gjendet jashtë vendit, ne jemi vetë dëshmitarë që këto takime nëse jo hiç, shumë pak janë mbajtur.

Përveç që kanë qenë takime të rralla, edhe kur janë mbajtur takimet me qytetarë, kanë qenë vetëm brenda 4 mureve të komunës dhe pjesa dërmuese e të pranishmëve kanë qenë militantë të pozitës.

Pavarësisht se ne qytetarët e Gjilanit i kemi fajet për mosinteresimin e duhur për këto takime, apo komuna po i mban qytetarët të painformuar për këto takime, është një padrejtësi ndaj qytetarëve të Gjilanit të cilët jetojnë në diaporë, që komuna të mos mendon për ta. Edhe pse diaspora janë ata që kontribojnë jashtëzakonisht shumë për komunën e Gjilanit.

Diaspora nuk ka nevojë vetëm për disa evente të organizohen për të, diaspora ka nevojë të jetë pjesë aktivie e politikbërjes në Gjilan.
Kjo do të thotë se diaspora duhet të informohet publikisht, drejtë dhe ndershëm se çka është duke punuar kryetari i komunës së Gjilanit, cilat janë hallet e dertet e qytetarëve që i paraqesin në takimin publik me kryetarin e komunës, a janë duke u zgjidhur problemet e tyre, dhe sa duhet të presin nga komuna të i realizon projektet e premtuara?!

Asnjë qytetarë i Gjilanit që jeton në diasporë, nuk mund të jetë pjesë e politikbërjes në komunën e Gjilanit, nëse ata nuk informohen drejtë dhe nuk e përcjellin vetë takimin e kryetarit me qytetarët.

Për këtë takim ata nuk mund të udhëtojnë çdo të marte por, ekziston tashmë mundësia që permes televizionit lokal, radios ose rrjeteve sociale, të transmetohet drejtëpërdrejtë takimi, dhe bashkëatdhetarët tanë të kenë mundësi t’i parashtrojnë pyetje kryetarit dhe të jenë pjesë e komunikimit mes kryetarit dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Nëse diaspora po kontribon me para, (edhe nëse nuk do të kontribonte) është e drejtë ligjore që komuna të siguron transparence dhe mundësi që ata të japing kontribut edhe me mendime,ide,kritika,sygjerime. Jo vetëm për festa e ahengje të përmendet diaspora, por edhe për llogaridhënie dhe qytetari aktive.

E kjo nuk mund të bëhet ndryshe vetëm se duke qenë më transparentë me bashkatdhetarët tanë, duke iu mundësuar edhe atyre të jenë pjesë aktive e politikbërjes në Gjilan.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE