Sqarim i Bordit për Edukim të Vazhduar Mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë

Sqarim i Bordit për Edukim të Vazhduar Mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë

Ndërlidhur me reagimin e Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” rreth pretendimeve për dëmtim të imazhit të projekteve të saj nga ana e Bordit për Edukim të Vazhduar Mjekësor (BEVM) të Ministrisë së Shëndetësisë, ky Bord dëshiron të sqarojë se në kuadër të kompetencave ligjore dhe mandatit që ka, nuk bën përjashtime sa i përket trajtimit të barabartë të gjitha kërkesave që i drejtohen për akreditimin e aktiviteteve të profesionistëve shëndetësor të Kosovës.

Në përgjigje të kërkesës së KISCOMS për akreditimin e aktiviteteve si: Simpoziumin e parë Ndërkombëtar “Dita e mamive”; Kongresin e VII-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore dhe Simpoziumin e parë Ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”, BEVM ka shqyrtuar këtë kërkesë dhe duke qenë që nuk është institucion që i akrediton aktivitetet e studentëve, por vetëm të profesionistëve shëndetësor (mjekëve) të licencuar, i ka rekomanduar KISCOMS-it (në përgjigje), që të ndahet pjesa e profesionistëve shëndetësor nga pjesëmarrësit studentë, në mënyrë që të akreditohen dhe sponsorizohen aktivitetet.

Me që KISCOM nuk e ka zbatuar një rekomandim të këtillë, BEVM nuk ka mundur të marr një vendim meritor tjetër, përveç vendimit ku KISCOM-sit i është rekomanduar si të veprohet për akreditimin e aktiviteteve të kërkuara.

BEVM mbetet i hapur për vazhdimin e bashkëpunimit me KISCOM dhe secilën organizatë në funksion të edukimit të vazhduar mjekësor për të gjithë profesionistët mjekësor në Kosovë.

KOMENTE