Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor, bletët të mbahen të mbyllurafoto: Fauna

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor, bletët të mbahen të mbyllura

Sonte prej orës 20:00 ekipi i AgroGroup FAUNA në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, përkatësisht Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, fillojnë fazën e II-të të dezinsektimit hapësinorë të qytetit.

Drejori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka thënë se dezinsektimi do të nis në ora 20:00-24-00 për katër ditë me radhë dhe ka apeluar apeluar bletarët që t’i mbajnë të mbyllura ato gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, është i dëmshëm për bletët.

Përndryshe, dezinsektimi hapësinor në komunën e Gjilanit bëhet nga ekipi i AgroGroup FAUNA.

KOMENTE