Shtigje të veçanta në qytet për personat me nevoja të veçanta

Shtigje të veçanta në qytet për personat me nevoja të veçanta

Rrugët e qytetit të Gjilanit kanë nevojë për intervenim dhe përmirësim. Mirëpo, ajo çka e shohë emergjente është edhe ndërtimi i shtegut për persona me nevoja të veçanta, të cilët mund të lëvizin me karrocat e tyre pa u rrezikuar nga veturat dhe komunikacioni i dendur në qytet.

Fikri Mehmeti

Njëherësh në institucionet publike të rregullohet shtegu kalimtar për persona me nevoja të veçanta, duke filluar nga zyra e kryetarit të komunës, e cila nuk ka shteg të pjerrët për persona me nevoja të veçanta.

Ky shteg duhet të ekziston në të gjitha institucionet publike, shkollat fillore, të mesme dhe universitet, si dhe në vende publike si sheshet, parqet etj.

Të mos neglizhohet kjo kategori e shoqërisë, nuk është duke u bërë aq sa duhet në drejtim të tyre, së paku kur dalin në qytet, të mos rrezikohen nga veturat dhe kalimtarët.

Këto shtigje të veçanta nuk do ta turpërojnë asnjë prej tyre as nuk do të krijon diferencim por, do të jetë një zgjidhje dhe lehtësim për ta, e shumë e mirëpritur.

Përveç shtegut për kalim, edhe në palestrën sportive duhet të ndahet një orë e veçantë kur ata mund të merren me ndonjë aktivitet sportiv.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE