‘’Shtëpia e Rinisë’’ A ekziston një shtëpi e tillë?

‘’Shtëpia e Rinisë’’ A ekziston një shtëpi e tillë?

‘’Shtëpia e Rinisë’’, a ekziston një shtëpi e tillë?! Ku ndodhet?! Kush janë ata që janë aktiv aty?! Ku mund të informohemi për aktivitetet brenda saj…?! E, shumë pyetje të tjera që mund të parashtrojnë të rinjtë e qytetit.

Fikri Mehmeti

Duke pasur parasysh aktivitetet e ndryshme me të rinjtë e qytetit, shohë se mbi 90 % e rinisë së Gjilanit nuk e din a ekziston një shtëpi e tillë, e ashtuquajtur ‘’Shtëpia e Rinisë’’.

Edhe pse thonë se është në ndërtim e sipër, e rëndësishme është çfarë aktivitete do të ketë brenda saj? A do të jetë vetëm për një grup të caktuar njerëzish, militantë partiak e sistemim të të rinjve nga forumet rinore të partisë, apo do të jetë një vatër e rinisë, e cila do të organizon aktivitete për një rini aktive, qytetari aktive pa dallime, dhe do të realizojë aktivitete të cilat do ta ngrisin avancim personal të të rinjve, brenda së cilës do të përgatiten se si mund të jenë pjesë e vendimmarrjes në politikë, si dhe kontributin e tyre që mund ta japin në shoqëri.

Kjo shtëpi duhet të jetë pjesë e platformës së çdo kandidati për kryetar komune, dhe duhet të ketë një plan konkret për funksionalizim efikas, duke mbledhur brenda vetës rininë aktivte të qytetit, grupet vullnetare dhe si do të realizojë projekte për ti mbrojtur interesat e rinisë dhe realizuar planet dhe idetë e tyre, të cilat mund të jenë të dobishme dhe produktive për shoqërinë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE