Shoqata “VITIA” falënderon kryetarin e komunës për përkushtimin ndaj mërgimtarëve

Shoqata “VITIA” falënderon kryetarin e komunës për përkushtimin ndaj mërgimtarëve

Shoqata e Mërgimtarëve “VITIA” me seli në Geneve (Gjenevë) të Zvicrës i shpreh, falënderim të veçantë kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti si dhe qeverisë komunale, për angazhimin e institucioneve komunale në pritjen dhe organizimin e aktiviteteve të shumta për mërgimtarët e Komunës së Vitisë, të cilët gjatë muajve të verës ishin në pushime në vendlindje.

Ja  shkresa e plotë:

Shoqata e Mërgimtarëve “VITIA” me seli në Geneve (Gjenevë) të Zvicrës i shpreh, FALËNDERIM, të veçantë kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti si dhe qeverisë komunale, për angazhimin e institucioneve komunale në pritjen dhe organizimin e aktiviteteve të shumta për mërgimtarët e Komunës së Vitisë, të cilët gjatë muajve të verës ishin në pushime në vendlindje.

Angazhimi i institucioneve komunale të Vitisë në ofrimin e shërbimeve të nevojshme administrative për mërgimtarët , organizimi tre ditor i aktiviteteve kulturore e sportive për mërgimtarët, ftesa dhe gatishmëria e institucioneve komunale që edhe mërgimtarët të jenë prezent me rastin e shpalljes qytetare nderi e Vitisë, ish presidenten e Zvicrës Michale Calmy Rey, si dhe mikpritja dhe përkrahja e kryetarit të komunës, z. Haliti për të mbështetur çdo iniciativë të mërgimtarëve , janë vetëm disa nga angazhimet shtesë më me rëndësi , që institucionet komunale kanë ndërmarrë për ne mërgimtarët në cdo kohë, me të cilat na kanë lehtësuar qëndrimin tonë në vendlindje.

Andaj, me zemër i shprehim FALËNDERIM të veçantë kryetarit të komunës z. Sokol Haliti dhe qeverisë lokale për gjithë atë që bënë për ne, me çka dhanë shembullin më të mirë se me vullnet dhe angazhim arrihet çdo qëllim,  dhe mund të ndërtohen shumë ura bashkëpunimi mes Komunës së Vitisë dhe shoqatave të ndryshme të mërgimtarëve , si dhe institucioneve të qyteteve të ndryshme të vendeve perëndimore ku punojnë dhe veprojnë mërgimtarët vitias.

Me respekt!

Geneve ( Gjenvë) , Zvicër: 8 gusht 2017

Kryetari i Shoqatës “Vitia”-Geneve

Xhavit ISLAMI

KOMENTE