Shaip Kamberi nga Zvicra: Punojmë për projekte konkrete me diasporën

Shaip Kamberi nga Zvicra: Punojmë për projekte konkrete me diasporën

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i shoqëruar me personel tjetër të administratës komunale po qëndron për vizitë në shtetin helvetik Zvicër.

Ai përmes një njoftimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se realizuar takime të ndryshme me qytetarë të komunës së Bujanocit që jetojnë atje, sportist e shoqata të ndryshme.

“Takime pune dhe vizitë Shoqatave që veprojnë në diasporë. Takime dhe biseda edhe me qytetarë të Komunës së Bujanocit, sportist dhe aktivist të palodhur”, ka shkruar mes tjerash Kamberi.

Ai është shprehur gjithashtu se po punon në realizimin e projekteve konkrete në bashkëpunim me diasporën shqiptare.

Kamberi është takuar edhe me përfaqësuesit në Shoqatën Humanitare Medvegja në Fully të Zvicrës.

“Kënaqësi të takohesh me njerëz që një jetë ja kanë kushtuar aktiviteteve kombëtare. Një pritje dhe mikëpritje e veçantë”, ka shkruar Kamberi.

Pjesë e vizitës së tij ishte diskutimi me drejtorin e Institutit zviceran të studimeve shqiptare me seli në Lozanë të Zvicrës, Driton Kajtazi.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE