Salihu: Mireshi diskriminohet nga KEDS

Salihu: Mireshi diskriminohet nga KEDS

Fshati Miresh (Dobërçan) një periudhë të gjatë kohore para lufte dhe pas luftës ka pas probleme në infrastrukturën e rrjetit të KEK-ut të asaj kohe, thotë Sadat Salihu, kryetar i Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë fshat.

Sipas tij, kyçja ne sistemin e rrjetit te KEK ka qene përmes fshatrave Bukovik, Pogragjë, Malishevë etj, dhe si pasojë e shtyllave elektrike në terrene të vështira në vazhdimësi kishte prishje në atë kohe.

Salihu thotë se pas insistimit të fshatareve disa vite më parë kyçja në sistemin eklektik është bërë direkt nëpërmes rrjetit të fshatit Kmetoc dhe Gjilan.

Por tani KEDS ka ndryshuar prapë kyçjen sikurse ajo e mëparshme dhe menjëherë kanë filluar problemet dhe ndërprerjet e rrymës në fshat.

“Siç dihet Mireshi është njëri ndër fshatrat më të përgjegjshëm në pagesën e shërbimeve publike, por të diskriminuar si në investime nga Komuna, e tani edhe në furnizim me rrymë elektrike. Numri i problemeve dhe shqetësimeve çdo ditë e më shumë po rritet ndërsa qytetarët nuk marrin asnjë përgjigje nga zyrtarët komunal”, thotë Salihu i Vetëvendosjes.

Ai shton se sigurisht se as edhe nuk presin tash më të ndodh kjo, në fund të mandatit të tyre, sepse nuk do të munden të gjejnë asnjë justifikim.

“Në listën e dështimeve të pushtetit aktual e kemi bërë dhe atë, do ta shndërrojmë në listë pune pas zgjedhjeve lokale, thotë në fund Salihu.

KOMENTE