Sakrifikoi gjithçka për bashkimin kombëtar

Sakrifikoi gjithçka për bashkimin kombëtar

18 vjet nga rënia e njërit prej idealistëve të pas luftës së dytë botërore, njeriut që sakrifikoi gjithçka për bashkimin kombëtar heroin e paepur Isa Kastrati.

Izmi Zeka

As burgjet jugosllave nuk e thyen titanikun e Gollakut e të tërë Kosovës në përballje me hienat serbe e edhe lufta çlirimtare ishte episodi i fundit ku përmbylli një cikël jetësor për të triumfuar jeta e të tjerëve dhe liria si fundament shpirtëror i qenes shqiptare.

Lufta e UÇK-së trandi themelet e Serbisë e në këtë kontekst dëshmori Isa Kastrati është prijatari i luftës së pakompromisë për idealet shtetërore dhe bashkimin kombëtar.

Barbaria serbe u mbyt aty ku dëshmori Isa Kastrati vuri themelet me gjakun e tij, djersën dhe angazhimin shumë vjeçar për çlirim.

Sot prehet i qetë i ngritur në shtatore, i buzëqeshur si dikur në kohën Hasan Prishtinës, Ismajl Qemajlit e shumë të tjerë.

KOMENTE