Sa janë të përgatitura partitë politike në Gjilan për zgjedhjet lokale të tetorit?!

Sa janë të përgatitura partitë politike në Gjilan për zgjedhjet lokale të tetorit?!

Zgjedhjet nacionale të njëmbëdhjetë qershorit ishin befasi për të gjithë, sepse një rezultat i tillë nuk ishte pritur nga askush ,veçmas nga partitë politike. Ky rezultat ka bërë që partitë politike të mendojnë shumë më seriozisht për t’u përgatitë më mirë për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më njëzetedy tetor.

Avdi AZIRI

Rezultati i zgjedhjeve nacionale të njëmbëdhjetë qershorit edhe në komunën e Gjilanit solli befasi, sepse përherë të parë Lëvizja Vetëvendosje doli e para dhe tani kjo parti synon që këtë momentum ta shfrytëzojë edhe për t’i fituar zgjedhjet lokale të tetorit.

Duke analizua specifikat dhe dallimet që janë në raport mes zgjedhjeve nacionale dhe atyre lokale, rezultati i zgjedhjeve nacionale të një subjekti nuk garanton votën e njëjtë të atij subjekti edhe në zgjedhjet lokale.

Janë tre faktor që ndikojnë drejtpërdrejt për ti fituar zgjedhjet lokale një parti politike

-Faktori parë është perceptimi qytetar që ka për një parti politike në kohën kur mbahen zgjedhjet dhe ky faktor i jep gjasa një subjekti polik pesëdhjetë për qind për fitore.

-Kandidati për kryetar Komune, gjithashtu ndikon drejtpërsëdrejti në rezultatin pozitiv që mund ta ketë një subjekt politik. Kandidati për kryetar përpos anës profesionale e fuqisë politike, duhet të ketë edhe një kimi e cila depërton tek secili qytetarë, jo çdokush mundë të reflektoj pozitivistet në masat e gjëra qytetare.

-Programi politik, gjithashtu ka një rol si faktor i cili ndikon tek një masë e caktuar e qytetarëve dhe vlerësohet te njëzet për qind e votuesve potencial mundë të ndikohen nga premtimet dhe programi i partisë.

Sa i përket subjekteve politike në Gjilan Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të tetorit hyn mjaft komode, sepse kjo parti doli si fituese absolute e zgjedhjeve nacionale dhe kjo frymë mund të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e votës. Vetëvendosje hendikepin më të madh e ka faktin se nuk ka kandidat në Gjilan, të modelit të Shpend Ahmetit.

Partia e LDK-së në zgjedhjet e tetorit hyn mjaft e pasigurt, për faktin se e humbi primatin si partia e parë në Gjilan. Kryetari i komunës Lutfi Haziri ka pasë një dinamik të investimeve por që ato investime aspak nuk kanë prek nevojat bazike të qytetarëve.

Investimet në komunë në këto katër vite kryesisht janë dukur në asfalt dhe në ndërtime të larta, ku ka mjaft dyshime edhe për vepra korruptive, mitmarrje në lidhje me kurdisjen e tenderave dhe dhënien e lejeve të ndërtimit.

Politizimi dhe partizimi i arsimit vetëm sa është rritur në këtë mandat të qeverisjes së LDK-s, po ashtu nepotizmi, punësimet në baza partiake e kanë përcjell në vazhdimësi pushtetin e LDK-së në Gjilan në këto katër vite.

Këto fakte dhe të tjera mundë ta penalizojnë edhe me vota këtë subjekt politik në zgjedhjet lokale në tetor.

Në pozitë aspak të mirë është partia e PDK-së, ajo po përballet keq me probleme të shumta, rezultati i zgjedhjeve nacionale të qershorit vetëm sa i ka shpërfaqë edhe më tepër problemet të cilat ka kohë që janë akumuluar në degën e PDK-së në Gjilan.

Degën e PDK-së në Gjilan e kanë udhëheq individë të cilët partin e kanë përdor për interesa personale dhe po ashtu e kanë keqpërdor partinë për të eliminuar politikisht figura dhe personalitete të respektuara siç është rasti edhe me ish kryetarin e Komunës, Qemajl Mustafa.

Gjendja në të cilën ndodhet PDK-ja, në përgjithësi është pasojë e “sundimit” të ish liderit të PDK-së Hashim Thaçit, sepse ai vetëm servilët i ofronte rreth veti dhe këta servil emëroheshin nga ai për të udhëheqë edhe me partinë nëpër komuna, ku këta imitonin modelin e Thaçit për t’i mbajt nën kontroll degët e partisë dhe për t’i përdor për interesa personale e grupore.

Dega e PDK-s në Gjilan po përballet me situatën më të vështirë qysh prej themelimit të saj, ajo aq shumë është degraduar sa që do ta ketë shumë të vështirë për t’u stabilizuar, asaj i duhet reformë e gjerë, i duhet lidership i ri i cili e ka përkrahjen e anëtarësisë dhe lidership i cili e gëzon respektin qytetar.

Burime brenda PDK-s deklarojnë se kryetari i sajë Kadri Veseli ka vendosur që në degën PDK-s në Gjilan të kërkohet një kandidat për kryetar komune, sepse kryetari i tanishëm i degës dhe ai që pretendonte të kandidohej, Zenun Pajaziti nuk e ka më besimin dhe po ashtu janë shtuar zërat edhe për ndërrimin e tij edhe nga pozita e kryetarit të degës, për shkak se nuk ka arrit që ta unifikojë degën e partisë, përkundrazi ajo vetëm sa është përçarë edhe më shumë prej se ishte zgjedhë për ta udhëhequr degën.

Po lakohen disa emra të cilët po pretendohen si opsione të mundshme për t’u nominuar si kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit. Një ndër emrat që po përmendet është edhe emri i ish kryetarit të komunës Qemajl Mustafa, por është e vështirë të besohet se mundë të ndodhë për shkakun se dihet se si është ndarë ai nga PDK-ja, po ashtu ai edhe po përballet me aktakuza që janë ngritur kundër tij.

Emra të tjerë që përmenden janë edhe ai i Bajram Isufit, Gani Nezirit, Sami Hoxhës, Shefik Surdullit, e ndonjë tjetri.

Partitë dhe subjektet tjera hyn në zgjedhjet lokale me ambicien për tu bërë pjesë e qeverisjes me fituesin e zgjedhjeve, sepse është vështirë e besueshme së ndonjë subjekt i vogël do të mundë të bëj sensacion.

Tri partitë e para, Vetëvendosje LDK dhe PDK, garën do ta bëjnë për t’u futur në balotazh, e pastaj të synojnë fitoren.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE