Rita Ora për pavarësinë: Ju dua, bashkë e bëmë!

Rita Ora për pavarësinë: Ju dua, bashkë e bëmë!

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka uruar 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, natyrisht në mënyrë tepër të veçantë.

Ora në urimin e saj shpreh dashurinë ndaj vendit dhe njerëve, teksa thotë se është krenare që është shqiptare. Rita theksoi se ajo është pafund krenare se sa larg ka shkuar vendi jonë deri tash.

Urimi i Ritës vjen pak me vonesë pasi ajo gjendet në SHBA në angazhimet për emisionin televiziv “America’s Next Top Model”.

Burimi: Telegrafi

Urimi i Ritës:

Urime pavarësia, vendlindja ime Kosovë. Jam krenare për të gjithë ne dhe sa larg kemi shkuar si komb. Krenare që jam shqiptare ❤. Një rikujtim nga një moment në monumentin e pavarësisë gjatë xhirimeve të këngës “Shine Ya Light” shkruar veçanërisht për këtë arsye dhe për të qenurit krenare ajo që jam. Ju dua.

KOMENTE