Ramadani: Ka përfunduar me sukses fushata e korrje-shirjeve

Ramadani: Ka përfunduar me sukses fushata e korrje-shirjeve

Drejtori për Bujqësi, Ramiz Ramadani, në konferencën e sotme për media, ka thënë se Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses fushatën e korrje-shirjeve gjithandej territorit të saj dhe se në Gjilan kanë qenë të mbjella me grurë 2800 hektarë, ndërkaq mesatarja e rendimentit për hektar ka qenë 4166 kilogram.

“Për shkak të kushteve klimatike të pa favorshme, duke filluar nga dimri shumë i ashpër dhe duke vazhduar me mungesë të reshjeve në fazat kritike të bimës, edhe përkundër farnave cilësore dhe aplikimit të masave agro teknike, rendimenti ishte mesatar. Me këtë rendiment sigurohen mbi 11.664 tonë grurë dhe plotësohen nevojat bazike për banorët e komunës rreth 58 për qind”, ka thënë Ramadani.

Ai thekisoi se fushata është zhvilluar normalisht, duke u respektuar në plotni çmimi i korrjes dhe të gjitha kushtet e korrjes.

I pari i drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan ka apeluar bujqit që mos të digjen hamulloret, por ta bëjnë një lëvrim të cekët me qëllim të ruajtjes së masës organike, e cila mineralizohet dhe shëndrrohet në pleh.

Përndryshe, në arat e komunës së Gjilanit kanë qenë të mbjerra 2800 hektarë grurë, 80 hektarë elb dhe 30 hektarë tërshërë.

KOMENTE