Qytetarët në Gjilan kanë nevojë për parking dhe transport publik

Qytetarët në Gjilan kanë nevojë për parking dhe transport publik

Qytetarët në qytetin e Gjilanit, edhe pse mundohen t’i shmangin lëvizjet me veturë, duke pasur parasysh se vetura sot nuk konsiderohet luks por nevojë, shumë prej tyre detyrohen të dalin në qytet me veturë, kanë nevojë të kryejnë më shumë aktivitete.

Fikri Mehmeti

Ta shohësh qytetin gjatë kohës së drekës apo pauzës, rrugët, trotuaret, janë të bllokuara nga veturat, jo vetëm që është vështirë të kalosh me veturë por, edhe kalimi në trotuare vështirësohet.

E gjithë kjo si mungesë e një parkingu publik, i cili duhet të jetë në shfrytëzim të qytetarëve. Shumë qytetarë gjobiten nga policia, pengohen dhe ju vështirësohet kalimi me veturë, si dhe ballafaqohen me shumë probleme si mungesë e parkingjeve publike.

Zgjidhja e këtij problemi është shumë emergjente. Jemi dëshmitarë se qyteti çdo ditë e më shumë po rritet me lagje të reja, ndërtime të reja, dhe investim në periferi.

Qytetarët duhet të bëjnë shpenzime të mëdha për të shkuar në punë, fakultet, shkollë, bibliotekë, tregë, apo të kryejnë shërbime tjera në vende të ndryshme në qytet.

Mungesa e transportit publik është duke vështirësuar jetën e qytetarëve dhe duke e rënduar ekonominë familjare. Qytetarët e qytetit të Gjilanit, kanë nevojë për një transport publik, i cili do të kishte një çmim simbolik, ku pensionistët, dhe invalidët të lirohen nga pagesa, në mënyrë që jeta e qytetarëve të lehtësohet.

Kështu do të lirohej edhe komunikacioni i dendur nga veturat, ku qytetarët në vend se të kryejnë shërbime me veturë, mund të udhëtojnë me transport publik.

Për transportin publik dhe më shumë parkingje publike, duhet të mendon qeveria në largim dhe ti ketë pjesë të platformës çdo kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 22 tetorit.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE