QKMF-ja pranon donacion autoambulancë nga spitali i Danimarkës

QKMF-ja pranon donacion autoambulancë nga spitali i Danimarkës

“Falë angazhimit të bashkatdhetarit gjilanas, Nexhat Shemsiu, dhe gatishmëris së shtetit mik të Danimarkës, sot spitali “Falck Danmark A/S”, ka dhuruar për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, një autoambulancë dhe pajisje të tjera përcjellëse, që i krijon kushte më të mira shëndetësisë primare për punë efektive dhe ndihmë më të shpejtë për pacientët që kanë nevojë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke falënderuar qytetarin e Gjilanit Nexhat Shemsiu.

Ai më tej ka pohuar se ndihma e kësaj natyre është një fuqi shtesë dhe përkrahje e punës së mjekut në sektorin primar, derisa ka garantuar që kjo do të zbut në masë të madhe nevojat e shumta që ka Gjilani në këtë sektor.

“Kjo autoambulancë, angazhimi i bashkatdhetarit tonë në Danimarkë, gatishmëria e shtetit tonë mik, janë vepra që neve në Gjilan, së bashku me stafin e shëndetësisë primare na japin vullnet për punë, mundësi më të mëdha për intervenim dhe njëkohësisht trajtim të rasteve në një kohë optimale. Kjo autoambulancë plotëson nevojat e QKMF-së, dhe është pjesë e shpëtimit të jetëve për qytetarin e Gjilanit dhe më gjerë. Sado që do të kaloj kohë, asnjëherë nuk do të harrohet, si një ndihmë e cila shëndetësisë primare i mundëson kushte më të mira dhe Nexhatin si autor të saj”, ka thënë kryetari, duke u lutur që të kemi sa më pak raste të intervenimeve emergjente.

E nga ana e tij, Nexhat Shemsiu, me vendlindje nga fshati Përlepnicë, donator nga Danimarka ka thënë se ky donacion ka ardhur në Gjilan, falë gatishmërisë dhe angazhimit të kryetarit Haziri dhe stafit të tij, për të punuar në këtë drejtim që shëndetësia primare të jetë përfituese e kësaj autoambulance.

Ndërsa, drejtori i QKMF-së Fejzullah Berisha, ka falënderuar angazhimin e donatorit dhe të Komunës së Gjilanit duke thënë se kjo ambulancë ishte nevojë shumë e madhe sepse destinacionet që ka QKMF për shkak të emergjencave janë të shpeshta në drejtim të Prishtinës dhe shpeshhere edhe në drejtim të Tiranës. Ai tha se ky donacion, sa është humanitar ka edhe anën tjetër atë të shpëtimit të jetëve, e mision i yni i përbashkët i të gjithve është të shpëtohen jetë përmes pajisjeve dhe kushteve që krijohen për mjekët në përgjithësi.

Ndryshe, Kryetari i Komunës Lutfi Haziri, në shenjë falënderimi ka ndar mirënjohje për donatorin dhe Spitalin prej nga ka ardhur donacioni, duke qenë falënderues të përhershëm.​

KOMENTE