Qeveria e re ta vazhdojë konsensusin nacional në raport me BE-në

Qeveria e re ta vazhdojë konsensusin nacional në raport me BE-në

Njohësi i integrimeve evropiane, profesori Avni Mazrreku, ka vlerësuar se Qeveria e re e Kosovës duhet ta vazhdojë konsensusin nacional në raport me agjendën evropiane.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo është e rëndësishme për përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së.

Spektri politik duhet të ketë pajtueshmëri dhe kompromis sa i përket formimit të asociacionit të komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi, sepse kjo e fundit është vendosur si kusht nga ana e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave”, ka thënë Mazrreku.

Duke folur për idenë e formimit të tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, i cili është diskutuar në Trieste të Italisë, Mazrreku i ka ftuar institucionet e Kosovës të jenë të kujdesshme në këtë rast.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në këto iniciativa me njohjen nga Serbia.

BURIMI: Epoka e Re

KOMENTE