Pse nuk u nderuam së paku me një mirënjohje?!

Pse nuk u nderuam së paku me një mirënjohje?!

Njësia për Sport, nderon me te dalluarit për periudhën 15 qershor 2016 – 15 qershor 2017. MotoCross Gjilani “Mc 06” – nuk u nderua të paktën as me një mirënjohje!

Për nderë të 15 – Qershorit – Ditës se Çlirimit të Gjilanit, Njësia për Sport edhe këtë vit organizoi përzgjedhjen e më të dalluarve në Sport …

Duke pasur parasysh që ne si Klub organizojmë që sa vite radhazi Garat Ndërkombëtare me MotoCross “Enduro Championship”, duke pasur parasysh që çdo vit Gjilanin e vizitojnë nga 30 e me shumë motorist zviceran ( zhvillim i Turizmit Malor ) duke pasur parasysh masivizimin e këtij sporti në Komunën e Gjilanit, prapë se prapë Njësia për Sport, nuk e pa të arsyeshme të na përkrahë moralisht për krejt këtë mundi që e bëjmë që shumë vite radhazi, ku në disa momente edhe krenohen me organizimin tonë të përvitshëm si Gara më e madhe e organizuar ndonjëherë në Gjilan (për veç derbit lokal Drita – Gjilani ).

Edhe pse kërkesa jonë u dorëzua me kohë, si të gjitha klubet tjera, për propozime për zgjedhjen e më të dalluarve, duket se komisioni nuk e paska parë të arsyeshme, edhe pse para ca viteve ishim të nderuar në mesin e klubeve më të mira për angazhimin tonë rreth ngritjes se këtij sporti mjaft atraktiv dhe organizimit të garave ndërkombëtare.

Kjo vërejtje e jona le të jetë në ndërgjegjen tuaj, të nderuar drejtues të sportit!

Me respekt Motocross Gjilani “Mc 06”

KOMENTE