Princesha e muzikës moderne shqiptare

Princesha e muzikës moderne shqiptare

Për të shkruar për yjet e muzikës popullore shqiptare, sa është e lehtë, po aq e vështirë. Ngase edhe po të shkruhen mijëra fjalë, prap nuk mjaftojnë për t’i thënë të gjitha. Andaj më mirë se çdo fjalë e varg, flasin këngët e tyre, zëri i ëmbël dhe paraqitja skenike.

Florim Zeqa

Këngëtarja e njohur pejane Filloreta Ismajli, e njohur në opinion me emrin simpatik LETA, ka një bagazh të pasur dhe karrierë të gjatë në skenën muzikore, me dhjetëra albume e qindëra këngë, ku secila nga albumet dhe këngët e saja janë më tërheqëse se tjetra.

Kësaj radhe Leta për adhuruesit e muzikës moderne shqiptare, ka nxjerrë video-klipin e saj më të ri “Vetes ja ke ba”.

Ky është një projekt i rrallë muzikor, i realizuar në mënyrë briliante në një ambient bregdetar, i cili përveq tekstit dhe muzikës, nxjerr në pahë vokalin e rrallë dhe kostumografinë e veqantë për kohën në të cilën jetojmë, veti e cila e karakterizon këtë artiste të shkëlqyer të muzikës bashkohore shqiptare.

Eshtë kjo një baladë e shkelqyer, e punuar nga mjeshtrit më të suksesshëm të muzikës shqiptare. Tekstin e këngës e ka shkruar Arsim Bunjaku, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Virusi, kurse kurse video-klipi u realizua nga kompania “Max-Production”.

Ashtu sikurse herave tjera, edhe kësaj radhe me video-klipin “Vetes ja ke ba”, LETA për adhuruesit e saj të shumtë në trojet etnike dhe diasporë ka sjellë një freski të re, një imazh të ri, do të thoja të paparë deri më sot.

Ashtu siq e ceka më sipër, LETA ka një karrierë të gjatë dhe të begatë muzikore, ajo ka filluar të këndoj qysh në moshën 11-vjeçare (viti 1993, në një aheng familjar-dasmë). Ka qenë anëtare e ansamblit “Jehona-Dukagjinit” në Klinë (deri në vitin 2003). Në vitin 1997 merr pjesë në festivalin “Kosovarja Këndon”, ku shpërblehet me vendin e parë në mesin e një konkurence shumë të fortë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.

Ndërsa nga viti 2003 e tutje, LETA aktivitetin e saj muzikor e vazhdon si soliste e pavarur. Në vitin 2004 nxjerrë albumin e saj të parë. Nga viti 2004 deri më sot, pothuajse për çdo vit e ka nxjerrë nga një album të ri. LETA pas këtij video-klipi është duke punuar në nxjerrjen e albumit të saj të 11-të, i cili pritet të del në shitje gjatë muajit korrik të këtij viti.

Në kohën e “Shundit e Kiçit”, antivlerave dhe lakuriqllëkut të shfrenuar antinjerëzor, mbijetesa në skenën muzikore e vlerave të mirëfillta muzikore është vështirësuar tejë mase.
Megjithatë, me vokalin e rrallë, veshjen e bukur, sjelljen njerëzore dhe respektin ndaj adhuruesve të saj, LETA me sukses po arrinë t’i tejkalojë vështirësitë e kësaj kohe të keqe nëpër të cilën po kalojmë, falë dhuntisë natyrore-zërit të ëmbël dhe të jashtëzakonshëm.

Pra, “sekreti” i sukseseve të vazhdueshme të Filloreta Ismailit, qëndron tek zëri i bukur dhe talenti i rrallë i paraqitjes artistike në skenë, falë edhe talentit për aktrim, që u mungon shumicës së këngëtarëve të ditëve të sotme.

Leta përveqse një këngëtare briliante, e ka edhe një familje të shkëlqyeshme, jeton në Prishtinë me bashkëshortin Artan Buzhala dhe fëmijët e saj, të cilëve ua dedikon tërë kohën e lirë që ka në dispozicion.

Në këtë shkrim do u mbetesha borxh lexuesve nëse e lë pa e permend edhe një fakt shumë interesant pë LETEN, ajo është ndër këngëtaret e rralla të estradës kosovare që i paguan rregullisht tatimet shtetit të Kosovës, por ndjehet e zhgënjyer në mospërkrahjen e duhur nga shteti për vlerat e saj dhe kontributin e dhënë për Republikën e Kosovës.

Kjo ishte pra LETA, princesha e muzikës moderne shqiptare, e cila me modestinë e saj, mundohet të jetë gjithmonë në dispozicion të kërkesave të dëgjuesve të saj në trojet etnike dhe Diasporë.

KOMENTE