Presheva me kuzhinë popullore, për 400 persona shujtë falas

Presheva me kuzhinë popullore, për 400 persona shujtë falas

Në Preshevë është hapur kuzhina popullore projekt që i del në ndihmë shtresës në nevojë e cila do të ofroj shujtë ditore për 400 persona në ditë.

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe përfaqësues tjerë lokal institucional u nda shumë e kënaqur me kushtet e kësaj kuzhine duke shpresuar se në të ardhmen ky projekt të zgjerohet edhe me më shumë shujta për më shumë qytetarë të komunës.

Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë të Kryqit të kuq të Serbisë me komunën e Preshevës, ku kjo e fundit ndau 3 milion dinarë për 9 muaj.

Sekretari i Fondit humanitar, Ruhan Kamberi dhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Liridon Latifi në takimet e tyre të shpeshta kanë bërë harmonizimin e listave të personave që do të shërbehen me ushqimet e kësaj kuzhine.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE