PERGAMENA E FJALËS ( cikël poetik )

PERGAMENA E FJALËS ( cikël poetik )

Anila KURTI

PERGAMENA E FJALËS
( cikël poetik )

.. PREJ DIELLI
Pikoi dita…
Rrodhën ujërat në shtratin tim.
Kënduan fushat baladat epike.
Diellin se pashë.
Unë të prisja ty!
Ti ,ishe bërë i gjithi perëndim.
Këndova në breg ,si sirena e detit.
Brigjet mbyllën sytë në palma malli.
Për herë te parë zbriti qielli mbi krahët e mi,
më veshi fustanin prej dielli.

PEMËT
Të gjitha dashuritë
i kam të lidhura me pemën.
Të gjyshes,
Të mëmës.
Timen.
Unë jam një pemë!
Kështu kam qenë që në vogëlinë time.
Puthja diellin dhe vishja vjeshtë.
Po,ja erdhe ti,
zgjate krahët gjithë lule dhe më bëje hije.
Befas të ra në krahë një dimër i tërë
dhe të thau.
Ku të të gjej?!
Tani,shpirtin e mbjell me pemë,
të të ngjajnë ty.

ZOGJTË
Unë vija dhe ikja.
Shtëpinë e kisha në pyll.
…rrisja fëmije ,atje.
E mbaj mend si tani kur ranë vetëtimat
mbi lisin plak e i dogjën shtatin.
U dogjën foletë.
E vetme erdha në shtëpi.
Fustanin lehonë të vjeshtës e vara në ballkon,
kur befas u mbush me zogj.

GJYSMA – FRYMË
Unë ,
Gjysma frymë.
Ne shkretetirën e gojës tënde,
puth me dhembje .
Marr frymë.
Me ajër te paktë,
Pak nga pak..
Eci udhëve të ftohta të dimrit,
Fjalë..
Mbaj orët e kohës në dorë .
Të thyera…
qep plagë mbi kraharor.
Më duhet të jetoj.
Ty, të lashë gjysma-frymën, tjetër .
Brenda gojës tënde zgavër,
Lashë rrahjet për jetën…!
Ta dish.
Udhëvë të ftohta të fjalës sate ,pa emër.
Të endem si gjaku në zemër…

TRËNDAFILAT
Zjarri i tokës brenda lëkurën sime.
Djeg…
U çel një degë,
u mbush me trëndafila midis gjinjve.
Këmisha e blerimit tim,
Hiqe …!
Shelgu
Dashuria ime prej qelqi
në ç’duar udhëton agimeve…?!
Ç’zë të zgjon nga gjumi ,O shpirt?
Një stinë e tërë lotoi në pragun tënd
e sytë e pëlotur m’i thau një shelg.

IKIN PERËNDITË
Në Trojën time bie shi.
Ranë poshtë mollëve lulet e para
rrisin endrrat -fëmi.
Ç’qe kjo para pranvere, befasi?!
Lart çatisë me ylberët e varur(a),
ikin maje gishtash Perënditë,
me këmbët e bardha…

MË MBETËN SYTË NËPËR PEMË
Vdiq një endërr ,
mbi drurë..
Nëpër udhë e tërheq një kal vjeshte.
Më mbetën sytë nëpër pemë
Me shpresën,
të dëgjoj zërin tënd.

PERGAMENË E FJALËS
Dielli i materiesnë doren time.
më bën dritë.
Homer ,afrohu
me vish sytë…

S’E DIJA QË ISHE PREJ DIELLI
Më fshiheshe ndër re.
Bije mbi pyje .
Unë nuk të shihja .
Se dija qe ishe prej dielli.
Vec kur të pashë
ne pragun e vjeshtës së tretë.
Me buzët e zjarrta ,
piqje frutat e mia.

VJESHTË E KUQE
U mbyt kjo vjeshtë e kuqe në këtë shi .
U përmbytën fortesat e shpirtit, ranë.
Nëper udhët me ujëra gjethesh ikën tutje
i shqyer nga stuhia nje lastar.
Ah,vetëm kembët e mia zbathur
nën kete mbretëri uji ngrenë Perendinë e tyre.
_______________
Shënime për autoren
Anila Kruti ,u lind në qytetin e Përmetit. Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi shqipe.
Ka ushtruar profesionin si mësuese në shkollat e Përmetit. Ka kryer master shkencor për Psikologji.
Më pas ka punuar pedagoge për Letërsi dhe Psikologji.
Është autore e tre vëllimeve poetike:

KOMENTE