PDK shprehë shqetësimet e saja për cilësinë e punëve të kryera

PDK shprehë shqetësimet e saja për cilësinë e punëve të kryera

Dega e PDK-së në Viti shprehë shqetësimet e saja për projektet pa cilësi dhe punët e kryera nga qeverisja Haliti të cilat nuk përputhen me kontratat e nënshkruara mes institucioneve komunale dhe firmave të kontraktuara për kryerjen e punëve.

Pothuajse në të gjitha projektet ka devijime nga kontratat por shkeljet më të rënda paraqiten tek asfaltimet (mbiasfaltimet) e rrugëve thuhet në reagimin e PDK-së, së Vitisë.

Më tej në këtë reagim thuhet:

Asfaltimet (mbiasfaltimet) që janë bërë në qytetin e Vitisë në kontratë parashihet trashësia e asfaltit të jetë 7cm në disa rrugë e në disa tjera 5cm,por gjendja reale është krejt ndryshe ,trashësia e asfaltit në këto rrugë është 2 cm e në disa raste edhe më e ulët.

Si pasojë e punëve jocilësore dhe devijimeve nga kontratat,pak kohë pas përfundimit të këtyre rrugëve ato janë dëmtuar ,janë hapur gropa e ka plasaritje të asfaltit në të gjitha rrugët.

Kohëve të fundit qytetarët kanë pasur rastin ti shohin kompanitë duke mbuluar gropat me rërë me qëllim që të mbulohen sado pak nga syri I qytetarëve.

Prei fillimit të qeverisjes së këtij pushteti kemi parë tentimin e mashtrimit të opinionit dhe hedhjes hi syve qytetarëve për dështimet e tyre por qytetarët me kohe kanë kuptuar mendësinë e këtij pushteti dhe po kërkojnë llogaridhënie për dështimet e kësaj qeverisje.

Dega e PDK-së në Viti kërkon llogaridhënie dhe përgjegjësi publike nga z.Sokol Haliti dhe qeverisja e tij dhe sqarimin e opinionit se cila është arsyeja e dëmtimit të këtyre rrugëve pak kohë pas përfundimit të tyre dhe keqpërdorimit të parasë publike.

Shqetësimet tona janë të bazuara në fakte dhe gjendjen reale në teren,me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe vërtetësisë së këtyre fakteve ju ftojmë ti shikoni disa foto të cilat janë bërë gjatë asfaltimit të këtyre rrugëve, përfundon reagimi i PDK-së, Dega në Vitisë, i shoqëruar me disa foto.

 

 

KOMENTE