Partesh: Kapet me metadon, shoqërohet në policifotoilustruese

Partesh: Kapet me metadon, shoqërohet në polici

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, patrulla e stacionit policor në Partesh ka ndaluar të dyshuarin, shqiptar shtetas i Kosovës, me veturën BMW, me tabela vendore.

Gjatë kontrollit ju është gjetur një shishe e qelqit 10mg/1ml, që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit “Metadon”.

Zëdhënësi Hashani tha se i njëjtit është shoqëruar në Stacion policor në Gjilan ku është intervistuar, është konfiskuar substanca narkotike. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të kompletohet dhe në Procedurë të rregullt të procedohet në Gjykatë.

KOMENTE