Parku në Bujanoc me lodra të reja për fëmijë

Parku në Bujanoc me lodra të reja për fëmijë

Kanë përfunduar punimet në parkun e qytetit të Bujanocit dhe kështu janë zëvendësuar lodrat e vjetra me të reja.

“Në park janë vendosur edhe shportat e reja për mbeturina, andaj bëjmë apel te qytetarët që të jenë më të kujdesshëm gjatë qëndrimit në të dhe mos t’i hudhin mbeturinat. T’i sigurojme ambient të pastër dhe të sigurtë fëmijëve tanë është detyrë dhe obligim i joni”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit të publikuar në facebook.

Ky projekt është realizuar nga Qendra për Avancimin e të Rinjëve dhe Grave në mbështetje financiare të TRAG Fondacionit nga Beogradi gjithashtu mbështetje është ofruar edhe nga komuna e Bujanocit./Titulli.com/

KOMENTE