Orkestra e Ushtrisë Turke dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan koncert të përbashkët

Orkestra e Ushtrisë Turke dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan koncert të përbashkët

Në Kazermën ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë u mbajt një koncert i përbashkët i Orekestrës Muzikore të Forcave të Armatosura të Turqisë në bashkëpunim me Orkestrën e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK )

Për të dëgjuar programin e dy orkestrave të pranishëm ishin zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore ( KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendës komandanti komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale ( BMO ), kolonel Avdi Rraci, Shefi i Operativës së KFT –së, kolonel Bashkim Shillova, komandanti i Kontingjentit Turk në Kosovë, kolonel Mustafa Tavazar si dhe oficer dhe nën oficer të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë.

Me këtë rast të gjithë të pranishmëve me një fjalë rasti i ‘u drejtua gjeneral Hazrolli i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit ndërsa Orkestrën e Ushtrisë turke e falënderoi për këtë iniciative dhe bashkëpunim, dhe shtoi se “në kuadër të ndërtimit të kapaciteteve operacionale një ndër kapacitetet shumë të rëndësishme është edhe Bendi Muzikor’’.

Në fund gjeneral Hazrolli tha gjithashtu se: ,,Ne mburremi me kapacitetet që kemi ngritur deri tani dhe me profesionalizmin e tyre dhe mendoj që shkëmbimi i eksperiencave me Orkestrën Muzikor të ushtrisë turke do të jetë edhe një e arritur pa diskutim që do të shohim edhe në të ardhmen”.

I kënaqur nga realizimi i këtij bashkëpunimi u shpreh edhe komandanti i Kontingjentit ushtarak turk në Kosovë, kolonel Mustafa Tavazar “ Bendi muzikor i ushtrisë së Turqisë së bashku me Orkestrën Frymore të FSK-së na bënë që të përjetojmë qaste të këndshme, jemi mjaft të kënaqur edhe me bendin që ka FSK-ja’’.

Në fund, kolonel TvazarNa u shpreh se FSK-ja ka një bend të mrekullueshëm: ,,Qëllimi ynë është të tregojmë respektin që kemi ndaj Kosovës edhe nëpërmjet shkëmbimeve kulturore’’.

Gjatë këtij koncerti të gjithë të pranishmit patën mundësi që të argëtohen dhe të shijojnë interpretimin e veprave të mrekullueshme nga këto dy orkestra me ç ‘rast Orkestra turke befasoj publikun me interpretimin e dy këngëve shqipe të cilat u priten mjaft mirë nga të gjithë të pranishmit.

KOMENTE