Novi Sad: Paralajmërohet konferenca evropiane kushtuar mediave të pakicave

Novi Sad: Paralajmërohet konferenca evropiane kushtuar mediave të pakicave

Konferenca e parë evropiane kushtuar mediave të pakicave dhe atyre lokale e cila duhet të mbahet muajin nëntor në Novi Sad është paralajmëruar gjatë konferencës së sotme në Edsheg.

Sipas Rosalie Ekres konferenca e parë rajonale e mediave të pakicave është organizuar pesë vjet më parë, në mënyrë për të fuqizuar ato, për të rritur dukshmërinë dhe praninë e publikut të gjerë.

“Çdo dialog që synon forcimin e pozitës së pakicave kombëtare është jashtëzakonisht e dobishme, veçanërisht nëse ato përfshijnë harmonizimin e marrëdhënieve të të gjithë aktorëve të një komuniteti. Rëndësia e këtyre konferencave është dëshmuar edhe në faktin se ajo bëhet kornizë e tanishme dhe të bëhet evropiane, e cila dëshmon cilësinë e programeve që janë praktikuar”, theksoi Dalibor Roziç anëtar këshilli i Qytetit për kulturë.

Siç vuri në dukje Xhorxhe Vukmiroviç mbështetja e qeverisë së krahinës do të vazhdojë në mënyrë që të ruhet diversiteti i informimit të në gjuhët e komuniteteve etnike.

“Sistemi Informativ në Vojvodië ka 230 media ku 60 prej tyre janë të pakicave.Tregu i tyre është ngushtuar dhe mbështetja e shtetit është e nevojshme, por ne do të ndajmë edhe 3 milion dinarë në konkursin e radhës”, tha Vukmiroviç.

Natash Heror, drejtoresh e Heror Media Pont një nga organizatorët paralajmëroi se platforma e konferencës shërben për arritjen e dialogut mes sektoreve medial kur është në pyetje forcimi i mediav të pakicave.

Ajo theksoi se organizimi i konferencës do të jetë cikli i pestë dhe se konferenca evropiane ka përqëllim të zgjerohet, përmorësohet por edhe që Novi Sadi të pozicionohet si qendër për zhvillimin e mediave të pakicave dhe lokale.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE