Njerëzimi dhe veçmas kombi ynë, ka një Nënë, quhet Shenjta Nëna Terezë!

Njerëzimi dhe veçmas kombi ynë, ka një Nënë, quhet Shenjta Nëna Terezë!

Simboli i Nënës Shqiptare, i njohur në mbarë botën, për virtyte, të cilat i admiron njerëzimi, tashmë i jep vendin meritor përmes Shenjtës Nënë Tereza! U plotësua binomi i figurave kombëtare, të përbërë nga Gjergj Kastrioti dhe tash nga Nënë Terezë!

Skender Jashari

Nëna Terezë lindi më 26.08.1910, në Shkup të Shqipërisë (pjesë e Vilajetit të Kosovës) nën Perandorinë Osmane!

Kisha Katolike, nuk ka njohur asnjë Shenjtë tjetër me emrin Nënë, epitet që sërish gëzon, krenon dhe nderon Kombin Shqiptarët!

Kongregacioni i Misionareve të Bamirësisë, të cilën e themeloi Shenjta Nënë Tereza, në vitin 2012, kishte më tepër se 4500 motra dhe vepronin në 133 vende të botës!

Që për së gjalli e nderoi njerëzimi, për humanizmin e pashoq që bëri, u nderua edhe me çmime ndërkombëtare, si më 1962 me Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe më 1979 me Çmimin Nobel për Paqe!

Më 19 tetor 2003, u Lumturua duke u quajtur “Tereza e Bekuar e Kalkutës”! Për t’u kanonizu si Shenjtore, duhej t’i njiheshin dy mrekulli, në bazë të Kishës Katolike, e që mrekullinë e dytë e njohu Papa Françesku, në dhjetor 2015. Kanonizimi i saj u bë më 4 shtator 2016!

Ndërroi jetë më 5 shtator 1997, e që më 5 shtator 2017, do bëhet Shugurimi i Katedrales Shenjta Nënë Tereza në Prishtinë, nga Kardinali Ernest Troshani!

Në Qiell- tek Krishti, për ne Shqiptarët, ndërmjetëson kjo Shenjte!

Shqiptarët e kemi edhe një arsye më shumë, që ta lusim Zotin në gjuhën tonë shqipe!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE