Një objekt për Shkollën e Mesme të Mjekësisë ‘’Dr.Asllan Elezi’’

Një objekt për Shkollën e Mesme të Mjekësisë ‘’Dr.Asllan Elezi’’

U bënë shumë vite që gjenerata të ndryshme të Shkollës së Mesme të Mjekësisë ‘’Dr.Asllan Elezi’’, ballafaqohen me mungesë hapësirë, duke mësuar në shkolla të huaja, si dhe duke mos parë asnjë hap konkret drejtë ndërtimit të një objekti, i cili do ti ketë të gjitha kushtet për nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë ‘’Dr.Asllan Elezi’’.

Fikri Mehmeti

Një objekt me standarde Evropiane, është elementar, jo luks, për këtë shkollë dhe stafin me nxënësit e saj.

Kjo është shumë e rëndësishme të zgjidhet sa më shpejtë. Tani më është dashtë të arrihet një zgjidhje, mirëpo siç thonë; ”më mirë vonë, se hiç”.

Për objekt ka nevojë edhe Shkolla e Mesme e Juridikut, e cila për momentin është brenda Shkollës së Mesme të Ekonomisë.

Numri i madh i nxënësve në shkollat aktuale, e pamundëson zhvillimin e një procesi të mirëfilltë arsimorë. Qeveria e ardhshme lokale dhe ajo qendrore, duhet të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për këto dy shkolla.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE