Një delegacion i Policisë nga Palestina viziton Policinë e Gjilanit

Një delegacion i Policisë nga Palestina viziton Policinë e Gjilanit

Një delegacion i Policisë nga Palestina i prirë nga Kolonel Abdel Hakeem Abu-Rub, Zëvendës Drejtor i Departamentit të Trajnimit, me bashkëpunëtorë të tij nga departamente të ndryshme të sigurisë, sot me 12 prill 2017 vizitoi Policin e Kosovës, Drejtorin Rajonale këtu në Gjilan, ku u pritën nga kolonel Elmina Mahmuti Drejtor dhe stafi i lartë i Drejtorisë rajonale.

Kolonel Elmina Mahmuti në fjalën përshëndetëse e ka bërë një prezantim të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, duke e njoftuar delegacionin e Policisë së Palestinës me punën dhe organizimin e Policisë së Kosovës në rajonin tonë, rajon që mbulon shtatë komuna me një përbërje etnike të përzier, por me një bashkë jetesë dhe siguri të kënaqshme për të gjithë, por edhe për sfidat dhe problemet që ne ballafaqohemi gjatë punës policore.

Policia e Kosovës në përbërje të saj ka një numër të konsiderueshëm të gjinisë femërorë në total rreth 17%, që nën kupton për një përfshirje të kënaqshme të femrës në polici, të cilat gjatë punëve të përditshme tregojnë aftësi dhe profesionalizëm adekuatë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se delegacioni nga Palestina po ashtu kanë shpjeguar për organizimin dhe punën policore në vendin e tyre, si dhe problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Ata po ashtu kanë shprehur interesim edhe rreth shumë pyetjeve që ndërlidhen me punën policore dhe organizimin tonë, ata kanë qenë falënderues për pritjen dhe eksperiencën që kanë nda me policinë e Kosovës.

KOMENTE