“Nënë Tereza”, simbol i unitetit kombëtar

“Nënë Tereza”, simbol i unitetit kombëtar

/Në dy vjetorin e themelimit/

Shoqata Kulturore Humanitare “Nënë Tereza” nga Concordia Sagittaria (VE-Itali), të hënën e kaluar me 17 prill, në Teson (lokalitet në Concordia Sagittaria) shënoi dy vjetorin e themelimit të saj me një program të pasur kulturor dhe sportiv, organizuar në mënyrë briliante nga kryesia e shoqatës.

Florim Zeqa

Manifestimi filloj në orët e para të pasdites me aktivitete sportive, për të vazhduar më pas me një program të pasur kulturor. Aktiviteti filloi me fjalen hyrëse të kryetari Rizah Hykolli i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për pjesmarrje në këtë aktivitet, për të shtuar më pas;

“Sukseset e shoqatës tonë janë rezultat i një pune të përbashkët të të gjithë antarëve të shoqatës, e cila aktivitetin e zhvillon në baza vullnetare, e mbështetur nga donacione të mërgimtarëve dhe sponzori gjeneral “Fratelli KOLGECI S.N.C”,…nuk jemi shoqatë që vrapojmë pas privilegjeve të pushtetit, pas aferave dhe skandaleve, por jemi shoqatë humanitare, prandaj ndjehem tepër mirë kur shof familjet shqiptare të bashkuara njëra me tjetrën si një familje e vetme në një shtëpi të madhe shqiptare”.

Më pas, kryetari Hykolli i ftoi për nga një fjalë rasti, z.Selman Hasa, kryetar i shoqatës “Bijtë e shqipes” nga Prata në Pordenone dhe pubilicistin dhe gazetarin Florim Zeqa.

Program artistik, filloi nën tingujt e embël të muzikës shqipe, udhëhequr nga këngëtari i mirënjohur në diasporën shqiptare, i madhi Gjin Shani.

Surprizë e këndshme për të pranishmit në këtë aktivitet, ishte paraqitja e grupit hip-hop “ALGLOBOS”, e dy të rinjëve Bledi e Klodi, të cilët elektrizuan masen në sallë, duke krijuar një rreth të gjërë vallëzimi nga të gjitha moshat.

Shoqata “Nënë Tereza”, kësaj radhe për të pranishmit kishte përgatitë një drekë të begatë me ushqime të shijëshme tradicionale shqiptare.

Pas përfundimit të drekës, u vazhdua deri në orët e vona të mbrëmjes me vallëzim të përbashkët në sallë, nën tingujt e bukur të muzikës shqipe dhe zërin e embël të këngëtarit Gjin Shani.

Shoqata atdhetare “Nënë Tereza” është një konglemeratë i gjërë vlerash, duke filluar nga intelektual të profileve të ndryshme, si; shkrimtar, gazetar, poet, afarist, student të dalluar në universitetet më presigjioze italiane, aktivist dhe veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare,…e deri të një grupi i sportistëve të dalluar dhe grupi i shkëlqyer artistik, në përbërjen e të cilit ka; këngëtar, vallëtar dhe rapsod të dalluar.

Shoqata “Nënë Tereza”, udhëhiqet nga veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, zoti Rizah Hykolli dhe një staf i mrekullueshëm aktivistësh të dalluar si; Shemsi Gashi, Shqiponja Mukaj, Ruhi Ramadani, Besnik Elshani, etj.

Shoqata “Nënë Tereza”, në radhët e veta ka edhe afaristin e suksesshëm shqiptar në Itali, zotin Lirim Kolgeci, i cili me sukses e drejton firmën “Fratelli KOLGECI S.N.C”.
Vlenë për të theksuar, se zoti Lirim Kolgeci me firmën e tij janë sponzor gjeneral i të gjitha aktiviteteve të shoqatës “Nënë Tereza”.

Shtrirja e gjerë gjeografike e shoqatës “Nënë Tereza”, hapja dhe përafrimi ndaj vlerave kombëtare, sinqeriteti dhe bujaria paraqesin çelësin e sukseseve të kësaj shoqate.

Për dallim nga shoqatat e tjera, “Nënë Tereza” është e fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve humanitare, respektimin e vlerave kombëtare dhe njerëzore.

Jo vetëm kaq, shoqata “Nënë Tereza”, është duke u përkujdesur edhe për ruajtjen dhe trashëgimin e traditës, gjuhës dhe kulturës shqipe tek brezat e rinjë, posaqërisht tek fëmijët e lindur dhe rritur në Itali.

Me një fjalë, “Nënë Tereza” është shembulli më i mirë si mbahet dhe udhëhiqet një shoqatë në mënyrë të ndershme, apo siq e thoshte Shën Tereza; “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Nuk është i rastësishëm fakti se, sa herë që organizon aktivitete shoqata “Nënë Tereza”, bashkatdhetarëve ju kthehet buzëqeshja dhe kënaqësia shpirtërore, ju shtohet dashuria ndaj atdheut dhe vlerave kombëtare në përgjihtësi.

Kështu ndodhi edhe në kremtimin e dy vjetorit të themelimit të shoqatës, ku të pranishmit ndiheshin të relaksuar si në shtëpinë e tyre, duke dhënë kështu shembullin më të mirë të unitetit kombëtar të shqiptarëve në Diasporë.

“Kaluam një pasdite shumë të bukur, urojmë që në të ardhmen festat e tilla të jenë më të shpeshta, kjo është me interes dhe me shumë vlerë për të gjithë ne, e në veqantiu fëmijët tanë…”, u shpreh njërii nga pjesmarrësit në këtë aktivitet kulturor.

Krejt në fund vlenë për të theksuar, se prezent në këtë aktivitet ishin bashkatdhetarët nga zona Portogruaro, Trevizo, Pordenone dhe Trieste si dhe aktivistë të dalluar në Diasporë, si; Hamit Kurti, Sokol Gjokaj dhe Skënder Bytyqi.

KOMENTE