Në Viti u hap ekspozita me fotografi kushtuar ish presidentit amerikan John Kenedit

Në Viti u hap ekspozita me fotografi kushtuar ish presidentit amerikan John Kenedit

Në Galerinë e Artëve brenda Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, është hapur ekspozita me temën “ Vizionari Amerikan: Koha dhe jeta e John F. Kennedy”.

Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur për dhjetë ditë, kurse ekspozita me fotografi të ish presidentit të 35-të amerikan u realizua falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Rreth 30 fotografit e rralla e historike të bëra nga fotograf të huaj, përkujtojnë jetën dhe veprën e ish-presidentit amerikan, të vrarë në Dallas të shtetit Teksas, 54 vjet me parë në moshën 46-vjeçare më 22 nëntor të viti 1963.

Ekspozitën e shpalli të hapur drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Milot Lala, kurse me një fjalë përshëndetëse u paraqit zv.kryetari i komunës Hasan Aliu dhe përfaqësuesja e Ambasadës amerikane.

Në hapje të kësaj ekspozite, pjesëmarrës ishin drejtues të komunës së Vitisë dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, të cilët e mbështetën këtë aktivitet në bashkëpunim me komunën.

KOMENTE