Në Uglar të Gjilanit arrestohen tetë persona

Në Uglar të Gjilanit arrestohen tetë persona

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Uglar të Gjilanit janë arrestuar tetë të dyshuar, pasi që të njëjtin në një lokal janë rrahur në mes veti.

Sipas raportit policor, lëndime trupore kane pësuar të gjithë të dyshuarit dhe dy zyrtarë policorë të cilët kanë intervenuar në rast.

“Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal të Gjilanit. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit shtatë nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

KOMENTE