Në Gjilan u hap Panairi Regjional i produkteve vendore

Në Gjilan u hap Panairi Regjional i produkteve vendore

Në Gjilan është hapur sot panairi regjional i produkteve vendore, në të cilin kompanitë do të mund t’i ekspozojnë prodhimet e tyre për dy ditë me radhë, ngjarje kjo e organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe ajo e Bujqësisë.

Hapjen e kësaj ngjarje e ka bërë kryetarit i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe udhëheqësja e projektit nga organizata gjermane GIZ, Ottilie Mooshofer.

“E falënderoj partnerin tonë strategjik, organizatën gjermane GIZ për mbështetjen. Familjet bujqësore në Gjilan, prodhuesit, komopanitë dhe brendet e mëdha, sot dhe nesër e kanë mundësinë që t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, që ta informojnë opinionin dhe bashkatdhetarët me prodhimet e Gjilanit dhe të Anamoravës. Ne do të vazhdojmë ta mbështetin këtë podhim”, ka thënë Haziri.

“Ne jemi krenar me bizneset të cilat e kanë bërë me nam dhe me brend Gjilanin si “Fluidi”, “Calabria”, “Moea”, “Frutimania”, “Ask Food”, “Consoni”, prodhimi i djathit në Bresalc, i bimëve mjekësore në Stanishor, Verbicë të Zhegocit dhe vendbanime tjera.

Jemi të kënaqur që prodhimi i shumë produketeve bujqësore në Gjilan është duke u zhvilluar në mënyrë jashtëzakonsht pozitive. Ne po i kthehemi edhe prodhimeve tradicionale që Gjilani i ka pasur deri tek bima e duhanit”, tha Haziri.

Ndërkaq, udhëheqësja e projektit nga organizata gjermane GIZ, Ottilie Mooshofer, ka deklaruar se është e kënaqur dhe e nderuar që kanë mund ta ndërtojnë një platformë të përbashkët.

“Shpresoj shumë që do të bëhet një trend që të gjithë t’i blejnë produktetlokale e regjionale që ju I prodhoni, të cilët kanë informata për mënyrën se si prodhohen”, tha Mooshofer.

KOMENTE