Në Bujanoc rreth 50 shoqata konkurrojnë për 2 milion dinarëtitulli.com

Në Bujanoc rreth 50 shoqata konkurrojnë për 2 milion dinarë

Sipas kryetarit të komisionit për shoqatat Bejxhet Selimi, në komunanë e Bujanocit ekzistojë rreth 50 shoqata që marrin pjesë në konkurs.

Në konkursin për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve me seli në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2017 janë ndarë 2 milion dinarë. Sipas kryetarit të komisionit për shoqatat Bejxhet Selimi, në komunanë e Bujanocit ekzistojë rreth 50 shoqata që marrin pjesë në konkurs.

“Konkursi është i hapur nga data 20 marsi der më 07 prill 04.2017 dhe në konkurrim të gjitha i kanë të drejtat e barabarta, por në ndarjen e mjeteve bëhet vlerësimi i projekteve dhe programit të shoqatave ku shoqatat humanitare kanë përparësi si shoqata e të verbërve ajo e invalidëve etj”, theksoi për Titulli.com Selimi.

Në krahasim me vendet të tjera të rajonit të jugut të Serbisë shuma e ndarjes së mjeteve për Bujanoc për këtë vit është deri diku e kënaqshme, shprehet Selimi.

I pyetur nga Titulli.com se a keni dal në teren ndonjëherë për ti shikuar apo kontrolluar këto shoqata se ku zhvillojnë aktivitetet e tyre, Bejxheti thotë se si komision nuk e kanë për detyrë të dalin e ti përcjellin shoqatat pavarësisht se i njohin shumicën.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE