Mustafa: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i jap fund këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë

Mustafa: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i jap fund këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa ka shkruar në profilin e tij në facebook se shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës

Ja postimi i tij i plotë:

Shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës.

Përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia, duke keqpërdorur drejtësinë, po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish–kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës.

Besojmë se drejtësia franceze nuk do të tolerojë një gjendje të tillë.

I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, kërkojmë nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e z. Haradinaj në Republikën e Kosovës.

KOMENTE