Muhadin Haziri rrëfen tmerrin e marsit të vitit 1999 që ndodhi në ZhegërMuhadin Haziri

Muhadin Haziri rrëfen tmerrin e marsit të vitit 1999 që ndodhi në Zhegër

Muhadin Haziri i kishte gjetur të vrarë prindërit e tij me 30 mars të vitit 1999. Ai nuk ishte në shtëpi kur forcat serbe ia vranë babanë e nënën.

Kjo familje pësoi nga paramilitarët serbë. Shtëpia e tyre, më 31 mars të vitit 1999, ishte rrethuar pasdite nga forcat e ushtrisë serbe te ndihmuar edhe nga serbet vendor. Ishte viti 1999. Kur Kosova po përjetonte ditë të vështira.

E, Mal i Zi – ka arrestuar Vlada Zmajeviç shtetas- malazez me dyshimin se ka kryer krime lufte, vrasje në Kosovë e sidomos në fshatin Zhegër dhe në Karadak. Arrestimi ka ndodhur mê 04/08/2016 – 12:21.

Rrëfimi i dëshmitarit, Muhadin Haziri

Lidije Vukçeviç nga Zyra Speciale e Prokurorit Publik para organeve të ndjekjes dhe hetuesisë së Malit të Zi pas përfundimeve të hetimeve dhe intervistës, i pandehuri Vlada Zmajeviç, ka pranuar katër vrasje nga shtatë sa dyshohet se i ka kryer në Zhegër e Dunavë.

Më 16 janar të vitit 2016 prokurorja nga Mali i Zi, ka ardhur në Prokurorinë Speciale të Kosovës jemi intervistuar për të marr deklaratat nga ne familjarët në cilësinë e paraqitur si dëshmitarë, (për krimet, vrasjet e kryera nga i pandehuri Vlada Zmajeviç), para prokurores së shtetit të Malit të Zi, ku ishte edhe prokurorja vendëse Drita Hajdari. Këtë rast tashmë e ka pranuar edhe dorasi, i cili ka kryer vrasjen e dy prindërve, Qazim H Haziri e Qamile J Haziri axhës Milazim H Idriz dhe dajës Ymer N Kadriu nga fshati Dunavë.

Historia e vrasjeve, më 29 e 30 mars të vitit 1999 në Zhegër të Gjilanit, gjatë ofensivës së forcave serbe

Po ndodhte diçka e tmerrshme. Lufta në Kosovë kishte filluar e pashpallur edhe më herët, Një Perandori, ajo jugosllave , kishte nisur përfundimisht shpërbërjen dhe shkatërrimin. Po shpurdhte dhe po jepte shpirt. Kjo krijesë artificiale nuk kishte edhe tjetër fat e udhëheqësit serbosllavë po kërcëllonin dhëmbët.

Kryekriminelët çetnik të ndihmuar nga serbet vendor të çilet siguruan edhe listat me emra se kënd duhet ta ekzekutojnë, Dhe vërtetë, kur NATO- ja filloi bombardimet kundër forcave ushtarake serbe më 24 mars 1999 , ushtria serbe, e ndihmuar nga njësitë paramilitare, nisi ofensivën e saj luftarake në Kosovë. Në pamundësi të përballej me NATO-n dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi hakmarrja ndaj popullatës civile të paarmatosur. Kriminelët serbë donin të zhbinin çdo gjë shqiptare pas 24 marsit 1999.

Gëzim më të madh në jetë nuk kishin ndierë njerëzit kurrë se atë ditë kur NATO filloi bombardimin e forcave ushtarake serbosllave. Po njëkohësisht edhe droja e frika nga hakmarrja po shfaqej natyrshëm te njerëzit. E njëmend ajo droja nga më e keqja po ndodhte… Pikërisht më 29 mars 1999, ditë e hënë, në orët e pasdites, në hyrje të fshatit Zhegër, me dhjetëra autobusë zbarkuan paramilitarë, formacione çetnike serbosllave.

Nuk vonoi e nisi ” operimi ” i tyre në fshat., të etur për gjakun e shqiptarit. Kështu, bie viktima e parë e fshatit. Po në ketë ditë në oborrin e shtëpisë time në Zhegër, vriten xhaxhai Milazim Habib Idrizi (14.11.1934), prindërit e mi Qazim Habib Haziri (08.05.1936) me bashkëshorten e tij, Nënën time Qamile Jetulla Haziri (03.06.1944). ishte e vetmja vajzë nga prindi i saj, Jetulla Islamit. (Po ashtu i vrarë më 23.12.1948 nga UDB –ja-OZNA, ku me shumë shokë i pushkatuar dhe i gjuajtën në një pus te thellë në Kishnicë afër Graçanicës).

Të njëjtin fat me prindërit em i e kishte edhe, Daja Ymer Nasuf Kadriu i lindur më 26.03.1946 në fshatin Dunavë, i cili u vra më 30 mars 1999 nga ushtria serbe. Sipas dëshmive, Ymer Kadriu likuidohet nga forcat paramilitare dhe ushtria serbe tek vendi i quajtur “Ura e Dunavit”.

Komunikimi me lagjet tjera të fshatit ish bë i pamundur dhe nuk mund të bèhej as zhvendosja e largimi nga fshati. Familjet u detyruan të ngujohen nëpër shtëpi, duke pritur në ankth se ç’ do të sillte dita e nesërme. Jetë a vdekje! Ishte lajmi kobshëm që u përhap shpejt e ngriu zemrat e njerëzve u vra Milazim Idrizi, arsimtar veteran, Qazim Haziri dhe Qamile Haziri ( burrë e grua), pra po të njëjtë ditë.

Martirët janë kurbanet e lirisë, të Republikës së Kosovës, të Shtetit të Kosovës. Do të kalojnë vjet e përvjetorë, pa kufi. Kujtimi dhe nderimi për ta do të jetë i përjetshëm ! Zoti i bekoftë familjet e dëshmorëve dhe të martirëve.

KOMENTE