Moti gjatë kësaj jave!

Moti gjatë kësaj jave!

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e hënë dhe e martë, në vendin tonë parashihen të jenë relativisht të freskëta pastaj do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.

KOMENTE