Mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), parashikimi i motit për pesë ditët e ardhme do të jetë ky:

*Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

*Temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera.

*Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë celsius.

*Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë të uljes në pjesën e dytë të javës.

*Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare

KOMENTE