Ministri i FSK-së Rrustem Berisha priti në takim ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha priti në takim ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie

Ministrit i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie.

Ministri Berisha e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe urimin që i bëri për detyrën e re.

Ai me këtë rast, ka falënderuar ambasadorin Delawie, për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë për Ministrinë dhe FSK-në, duke theksuar se ai do të punojë për ta thelluar këtë bashkëpunim edhe më tepër gjatë mandatit të tij.

Ai foli edhe për rëndësinë e procesit të transformimit të FSK-së në FAK dhe sfidat që e presin këtë proces, duke theksuar se ai do të përcjellë mesazhin e qartë dhe të hapur te komuniteti serb dhe komunitet tjera, se FAK-u nuk do të jetë i orientuar kundër askujt, por do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen duke theksuar se ambasada e SHBA-ve mirëpret gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim për të shtuar dhe forcuar kapacitet e FSK-së. Ne e përkrahim transformimn e FSK-së në FAK të bazuar në ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë komunitet dhe ti kontribuojë stabilitetit rajonal.

Takimi me ambasadorin e SHBA-ve ishte takimi i parë i ministrit Berisha në detyrën e re, takim i cili kaloi në atmosferë miqësore shumë të mirë.

KOMENTE