Ministri i Financave Bedri Hamza zyrtarisht pranon detyrën

Ministri i Financave Bedri Hamza zyrtarisht pranon detyrën

“Për mua është kënaqësi, nder, por edhe përgjegjësi e madhe që të pranoj detyrën e ministrit të Financave. Asnjëherë nuk ka qenë lehtë të jesh Ministër i Financave dhe nuk do të jetë as tash. Në krejt këtë, më bën me u ndie i sigurt fakti se në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur njerëz të përgatitur, kompetentë, institucionalit, të përgjegjshëm dhe të devotshëm në punë”, tha ministri i ri i Financave Bedri Hamza, në ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës të ministrit të Financave nga ministri i deritanishëm Agim Krasniqi.

Me këtë rast ministri Bedri Hamza e falënderoi ministrin në largim Krasniqi për punën dhe kontributin e dhënë. Gjithashtu e vlerësoj edhe kontributin e ministrave paraprakë, një nga ta kam qenë edhe unë, e di se puna e ministrit të Financave është punë e vështirë dhe me përgjegjësi.

Ministri Hamza bëri të ditur se do të bëj përpjekje, nuk do të kursej asgjë, do ta jap maksimumin që brenda mundësive reale gjërat të ecin në drejtim të duhur.

“Besoj në bashkëpunim edhe me ministrat e tjerë kolegë. Jam i sigurt edhe në përkrahjen dhe dinamikën e kryeministrisë dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera vendore e ndërkombëtare do të arrijmë ta ruajmë stabilitetin makro-fiskal, ta mbajmë deficitin buxhetor brenda parametrave të pranueshëm, ta ruajmë bilancin bankar dhe të jemi të kujdesshëm me borxhin publik” tha ai.

Ministri Hamza duke iu drejtuar z. Krasniqi u shpreh se i njoh të gjitha kontributet e juaja deri më tani dhe besoj se ne do të jemi pjesë e financave publike dhe do ta bëjmë më të mirën që dimë dhe mundemi”.

Ndërsa, ministri i deritanishëm Agim Krasniqi në përfundim të mandatit të tij, duke uruar Ministrin e ri Hamza për pozitën e re u shpreh :“Ju dëshiroj mirëseardhje. Ju po ktheheni në shtëpinë tuaj. Kam kënaqësinë që po jua dorëzoj sot detyrën. Unë pres, ashtu siç besoj presin dhe të tjerët, se do të keni sukses. Nuk është kohë e lehtë, por besoj që përvoja juaj, profesionalizmi juaj, do të ketë sukses.”.

“Është mirë që ky pranim-dorëzim po ndodh në kohën kur bilanci bankar është mbi 467 milionë euro. Por kjo nuk është ndonjë siguri shumë e madhe, duke i ditur obligimet që i ka Qeveria. E di se në Ministrinë e Financave do të keni një staf të mirë dhe do ta keni më lehtë se ministrat e tjerë. Edhe një herë, mirë se ke ardhur në shtëpinë tuaj”, shtoi Krasniqi.

KOMENTE